PRE05242013

Perditesimi i fundit09:58:50 MD

Back Lajme Tetovë Tetovë, këshilltarët maqedonas bojkotojnë seancat

Tetovë, këshilltarët maqedonas bojkotojnë seancat

  • PDF

Këshilltarët maqedonas në Tetovë, me gjasë, do të bojkotojnë seancat e Këshillit Komunal, në shenjë revolte ndaj vendimit për shpalljen e Ramush Haradinajt Qytetar Nderi i Tetovës. 

Koordinatori i Grupit të Këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së,

Miroslav Koçovski, ka bërë të ditur për mediat maqedonase se kanë bojkotuar seancën ku ishte vendosur për Haradinajn dhe do të vijojnë bojkotimin edhe të seancave të tjera. 

Koçovski ka thënë se për vendimin nëse do t’i kthehen punës, ose jo, do të diskutojnë edhe në nivel partie. 

Ndërkohë, edhe nga LSDM kanë njoftuar se për shkak të vendimit të këshilltarëve shqiptarë, nuk do të kthehen në seancën e radhës, që do të mbahet javën e ardhshme. 

Mësohet se Këshilli i Komunës pritet të zhvillojnë vetëm edhe një seancë, si e fundit në këtë mandat katërvjeçar që po mbaron. /zhurnal-tetova1/




Lajmet e funditTë rëndomta