Pas paralajmërimeve të shumta nga dita e sotme e hënë (30.07.2012) Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore së bashku me Inspektoratin komunal pranë Komunës së Tetovës dhe SPB Tetovë, kanë filluar aksionin për mënjanimin e automjeteve të lëna për shitje në sipërfaqet publike, respektivisht në rrugët dhe trotuaret e qytetit të Tetovës.
Nga ky sektor bëjnë të ditur se shërbimi i marrimangës është 1 mijë denarë, ndërsa 1 mijë e 500 denarë nëse vetura bartet te stacioni i këtij shërbimi që gjendet afër njësitit territorial kundër zjarrit. Nga SPB Tetovë kanë bërë të ditur se dënimet për ata që zënë hapësirat publike për shitjen e veturave janë 250 euro.