PRE05242013

Perditesimi i fundit02:40:37 PD

Back Lajme Tetovë Vijojnë zjarret në Radushë dhe malësi të Tetovës

Vijojnë zjarret në Radushë dhe malësi të Tetovës

  • PDF

Zjarri në Makedonski Brod, mes fshatrave Borovska Breznicë dhe Tazhevë , që përfshiu një pjesë nga parku nacional "Jasen", u vu nën kontroll. Është djegur sipërfaqe prej 30 hektarë. Prej mëngjesit në teren kanë vepruar 10 persona nga Ekonomia pyjore “Sandanski” dhe persona nga Parku nacional ,, Jasen'' që punojnë në shuarjen e flakës së zjarrit në brendinë e sipërfaqes që është e kapluar nga zjarri.
 Zjarri në rrethin e fsh.Radushë, është ende aktiv. Gjatë natës ka mbetur një ekip prej 3 zjarrëfikësve me një automjet për të kujdestaruar.
Zjarri që mbrëmë u paraqit mbi fsh. Graçan të Shkupit është ende aktiv. Nga zjarri është kapluar bar i thatë, dëllinjë dhe pyll me drunj të shkurtër dhe i përzier në një teren të paarritshëm shkëmbor. Gjatë natës është dërguar ekip prej 3 zjarrfikësve me një automjet kurse për shuarjen e zjarrit do të intervenohet gjatë ditës së sotme.
 Zjarri në v.q Banjiçe, në afërsi të Kalasë së Tetovës, ose rruga kah Teqja e Shipkovicës në Tetov ëku u kaplua pyll me drunj të shkurtër dhe i përzier është shuar krejtësisht.
Zjarri në fsh.Tudencë ( komuna Jegunovcë) është ende aktiv, por pritet që në orët e pasdites krejtësisht të shuhet. Përveç shërbimeve kompetente, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë edhe banorët vendas.
 Zjarri në fsh.Strimë është ende aktiv dhe është bartur në territorin e Komunës së Çuçer Sandevës. Është zënë pyll i përzier (elm, dushk dhe ah) që mbulon një sipërfaqe rreth 250 hektarë. Nga ana e Vetëqeverisë Lokale të Likovës është dërguar një kërkesë për t'u angazhuar helikopterë të ARM-së për të shuar zjarrin dhe në qoftë se ekzistojnë kushte për të, të njëjtit sot do të jenë të angazhuar. /Zhurnal/




Lajmet e funditTë rëndomta