Kështu në ditën më të nxehët të vitit, tetovarët përpos luftës me të nxehëtin u desht që të përballen edhe me ajrin e papastër. Djegia e mbeturinave shpesh sjellë erë të keqe, por sot situata ishte shumë më e keqe sipas banorëve të Tetovës.
Autoritetet lokale kanë thënë se arsyet e zjarrit qëndrojnë në tepmeraturat e larta dhe mundësia që zjarrin ta kishte vënë ndonjë person i papërgjegjshëm. Mbeturinat e depozituara, të cilat për një kohë më të gjatë qëndrojnë në diell janë lehtësisht të ndezshme dhe të kaplueshme nga flakët.
Ekpsertët e shëndetit publik thonë se mund të priten pasoja nga tymi dhe era e keqe e shkaktuar. Pesëmbëdhjetë zjarrëfikës me pesë makina kanë kontribuar në shuarjen e zjarrit.
Video e huazuar nga TV Sitel


