Pesë kandidatë kanë marrë guximin ta udhëheqin gjykatën ku PSP e zhvillon betejën me funksionarë nga ish pushteti. Një ditë para mbarimit të shpalljes publike për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, pos rivalëve të vjetër, kanë arritur edhe kandidatura të reja. Gjykatësi Ivan Xholev konfirmon se sot ka aplikuar. Jozyrtarisht, rivali i tij më i madh mbetet ish kryetari i Penales, Vlladimir Pançevski. Nga Këshilli Gjyqësor presin që deri në mbyllje të shpalljes të arrijnë edhe aplikime tjera, transmeton FLAKA.
“Deri më tani për pozitën në Gjykatën Penale ka të paraqitur 5 kandidatë, por besojmë se ky numër do të ndryshojë sepse presim të arrijnë kandiatura edhe me postë, kurse praktika tregon se ka kandidatë të cilët dorëzojnë kandidaturat e tyre në momentin e fundit”, qëndron në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të RM-së.
Më tërheqëse janë vendet për gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkup, ku deri më tani për katër shpallje për gjykatës janë paraqitur 30 kandidatë. Anëtaët e Këshillit Gjyqësor duhet të zgjedhin kryetar të gjykatave në Shtip, Kumanovë, Tetovë, Dibër dhe Resnjë, dy gjykatës në Gjykatën Supreme dhe një gjykatës për Gjykatën e Apelit në Manastir.
Kjo shpallje vjen pasi Këshilli Gjyqësor e prishi paraprakun për shkak të vjetërsisë. Atëherë për karrigen e Gjykatës Penale në Shkup në garë ishin gjykatësit Xholev dhe Pançevski. Derisa pritet zgjedhja e kryetarit, në Penale janë ndërruar dy kryetarë, kryetarja Tatjana Mihajllova dhe aktuali Stojançe Ribarev. FLAKA
