Cristiano Ronaldo ende nuk është i gatshëm për të luajtur 90 minuta.
Barcelona dhe Real Madrid do të takohen ditën e diele për të zhvilluar takimin e parë të Superkupës së Spanjës.
Por, sulmuesi portugez i madrilenëve planifikohet që të luajë një pjesë në mënyrë që të jetë i gatshëm për takimin e dytë.
“El Clasico” e parë do të duhet të startojë në ora 16:00 në stadiumin Nou Camp ndërsa takimi kthyes do të luhet të mërkurën në Santiago Bernabeu.
Futbollisti ka luajtur vetëm dhjetë minuta në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ku Reali triumfoi kundër Manchester Unitedit me rezultat 2-1.
