Zaevi nuk shkoi në ceremoninë për Marrëveshjen e Ohrit, ja si e dëshmoi në facebook (FOTO)

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 16 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Në vend të tij ka marrë pjesë delegacioni partiak i udhëhequr nga Muhamed Zekiri dhe Frosina Remenski. Po ashtu pjesë e delegacionit ishin edhe ministra tjerë, informon INA.

Por nuk dihen arsyet për mospraninë e Zaevit. Ky i fundit derisa po shkonte ceremonia në hotelin luksoz të Shkupit, ka shkrepur një foto në facebook, ku shkruan se gjendet në vendlindjen e tij Strumicë.

Ai ka shkruar se po kalon çaste të bukura në vendlindjen e tij bashkë me djalin Dushko.

Ndërkohë, në ceremoninë e shënimit të përvjetorëve të Marrëveshjes së Ohrit asnjëherë nuk shkoi as ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Ky i fundit në disa raste kishte kontestuar dhe injoruar këtë marrëveshje. (INA)