SHËNIM: Kryeministër, hiqni dorë nga “Viti i Skënderbeut”, duhet të jetë “Viti i Gerta Lokut”!

Rilindja, ajo pa fasadë e plot thelb, ishte pikërisht ajo.

Foli për fshatin, por nuk ishte vetëm fshati tek fjalët e saj. Ishte Shqipëria, çdo pëllëmb vend, çdo zë, çdo fushë, çdo sferë jetesore. Nuk vuri me shpatulla për muri vetëm politikejt, por çdokënd që është bërë varrmihës i këtij vendi: llafazanët, biçimsëzët, të paaftët, vanitozët me shumicë, dhe pa padyshm ikanakët, ata si puna e atij tenorit me famë që mirë që ikën, por lë dhe një të dhjerë nga pas.

Nuk morri me shpulla thjesht qeveritarët, e çdo kohe, as ata të ngarkuar me punët e fshatit, një prej specieve më grykëse në 25 vjet, por çdo vendimarrës fatesh njerëzore që mendoi vetëm për prapanicën e vet, çdo zyrtar cingun e torollak, çdo të zgjedhur injorant, kontigjente që e bën këtë vend të pajetueshëm. Ishin tek frazat e saj ngashëruese ai profesori që rrjep studentët, ai polici që bën aleancë me krimin, ai nëpunësi që sheh si të mbushë xhepat, ai që mbjell drogën dhe e kultivon atë, e shet dhe lejon, ai prindi që ç’edukon fëmijën me qindra forma, ai gazetari pordhac pa din e iman, ai shqiptari që rri luan lloto, bixhoz e bëhet tapë me para borxh; e mbi të gjitha aty që Nano, që nëse e ka dëgjuar, për herë të parë duhet të bëhet tapë nga marrazi; ishte aty Berisha që po ashtu, nëse e ka dëgjuar, duhet ta mbyllë sqepin gjithëherë të trazuar; ishte aty Ilir Meta, që, gjithnjë nëse e ka dëgjuar, mund të rrijë president për rrogën, apo egon e tij të mjerë, por në krye të vendit nuk ka se ç’i duhet njeriu; e padyshim ishte aty dhe Rama, që padyshim duhet ta ketë dëgjuar, ku më së paku këtej e tutje duhet mos ta ketë më prioritare batutën, por heshtjen dhe punën…nëse do të jetë i nderuar në këtë jetë e prej këtij vendi, qoftë dhe sa gjysma e Gerta Lokut.

Dhe duhet ta kuptojë se “Viti i Skënderbeut” është një marrëzi, përballë nevojës për të qenë “Viti i Gerta Lokut” . /tesheshi.com/