Rrokulliset keq një veturë në Prishtinë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës, saktësisht afër udhëkryqit tek konviktet e studentëve.

Në aksidentin në fjalë, vetura është rrokullisur pasi ka goditur një shtyllë elektrike.

Nuk dihet për numrin e të lënduarve teksa në vendin e ngjarjes është parë edhe ambulanca e emergjencës.