Me ardhjen e mërgimtarëve është shtuar numri i dasmave dhe gazmendeve në Maqedoni.
Jo rrallë shihen edhe liderë e deputetë partish në këto solemnitete.
Ditë më parë lideri i integristëve është parë duke udhëhequr vallen me daulle e surle.
Ndërsa se fundi vetë funksionarët e BDI-së kanë postuar një foto me Ali Ahmetin në kohën e darkës në një restorant dasmash.
Lideri i BDI-së, jo rrallë në dasmat e familjarëve dhe miqve është parë edhe duke kënduar këngë të vjetra shqipe. (INA)

