Koordinatorja e grupit parlamentar Aleanca për Shqiptarët, Ilire Dauti në seancën plenare ku po miratohen ulja e TVSh-së dhe akcizës, është ankuar se ka dy vjet që nuk është pranuar asnjë amendament nga pushteti që është propozuar nga ata si grup parlamentar, transmeton TV21.
“Ka dy vjet që asnjë amendament nuk është pranuar nga ASh. Edhe pse ato kanë qenë të qarta dhe kemi shtjelluar se pse janë të rëndësishme që të miratohen të njëjtat”, tha Dauti.
Pyet se pse duhet të parashtrojë ASh amendamente, kur pushteti aspak nuk shpreh interesim për t’i shqyrtuar të njëjtat, e ndërkaq nga ana tjetër me gojën plotë thotë se “duhet të bashkëpunojë opozita për të mirën e qytetarëve”./TV21








