“Do godasim oligarkët e Kremlinit” Zbulohet lëvizja e fundit e Britanisë, gati për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 19: Chelsea owner Roman Abramovich is seen on the stand prior to the Barclays Premier League match between Chelsea and Sunderland at Stamford Bridge on December 19, 2015 in London, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Britania e Madhe pritet të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, gjatë javës që vjen, lidhur me përshkallëzimin e tensionit në Ukrainë.

Kështu ka paralajmëruar këtë të diel Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, teksa është shprehur se “Britania do të godasë bankat, kompanitë e energjisë dhe ‘oligarkët e Kremlinit’ me sanksione ekonomike, që do të prezantohen nga qeveria këtë javë”.

Reklame

Kjo skemë është përpjekja e fundit e Mbretërisë së Bashkuar për të bindur Presidentin rus, Vladimir Putin, të ndalë tentativat për pushimin e Ukrainës. Njoftimi për ashpërsimin e sanksioneve u bë disa orë pasi Britania tha se ishte e gatshme të dislokonte më shumë forca në Estoni dhe vende të tjera aleate të NATO-s në Evropën Lindore.

“Ne do të prezantojmë legjislacionin e ri, në mënyrë që të mund të godasim objektivat, duke përfshirë ato që janë kyç për Kremlinin”, tha Truss për programin e mëngjesit të sotëm në BBC, duke shtuar se “Do të ketë kosto të rënda për një pushtim në Ukrainë.

Dhe ne do të synojmë institucionet financiare ruse, do të synojmë kompanitë energjetike, si dhe oligarkët pranë Kremlinit”. Si Sekretarja e Jashtme, ashtu edhe kryeministri Boris Johnson, pritet të vizitojnë Kievin në fillim të javës.