Ekspertët, qëndroni sa më shumë në natyrë

EKSPERTËT, QËNDRONI NË NATYRË

Uji, ajri dhe ushqimi i shëndetshëm janë elementet që ndikojnë në shëndetin e njeriut, prandaj rekomandohet që t’u kushtohet kujdes i posatçëm veçanarisht fëmijëve që mos të ekspozohen në ambiente të mbyllura por të dalin në natyrë.
Sezonin e pranverës e karakterizojnë edhe sëmundjet e alergjisë ku sërish janë fëmijët ato kategori më të prekur në këto sëmundje vlerësojnë pediatrit.

Reklame

Ndryshe, sipas statistikave njerëzit në Evropë shpenzojnë mbi 90% të kohës së tyre në mjedise të mbyllura, andaj mjekët rekomandojnë që fëmijët një kohë më të gjatë të kalojnë në ambiente të hapura dhe larg kompjutorëve dhe televizorit, aq më tepër kur tani fillon edhe përmirësimi i motit.