Lëvizja Besa organizon kongresin, Demiri: Pres rikandidimin e Kasamit

Lëvizja BESA nesër mban kongresin e rradhës partiak. Nënkryetari i i kësaj partie, njëherit edhe kryetar I Komisionit për Organizimin e Kongresit, Abdush Demiri në një prononcim për televizionin Klan-M, thekson se kandidaturat do të mësohen gjatë ditës së nesërme, ndërsa shton që ri-kandidimi i Kasamit është i prtishëm.

“Në aspektin formal-juridik, d.m.th kandidaturat ditën e Kongresit dorëzohen në komisionin kandidues, që I bie se ditën e nesërme do t`i dijmë edhe kandidatët…Unë si një ndër delegatët e Kongresit pres që kryetari i partisë, Bilall Kasami, si fitues I zgjedhjeve në Komunën e Tetovës, do të kandidojë edhe për një mandat dhe do të pregadisë Lëvizjen Besa për veprimin e vet opozitar”, tha Abdush Demiri.