Momenti kur stuhia lëkund avionin gjatë uljes (video)

Një moment është regjistruar në Britaninë e Madhe, kur një avion pothuajse u përmbys nga erërat e fuqishme të stuhisë Corrie, gjatë një uljeje të dështuar në Heathrow.

Pamjet tronditëse u kapën nga vëzhguesit e aeroplanit të hënën, ndërsa stuhia Corrie vazhdonte të godiste vendin.

Reklame

Erërat me shpejtësi deri në 92 milje në orë kanë shkaktuar shkatërrim në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, këtë fundjavë, pasi stuhia Corrie goditi vendin, duke lënë dy vi ktima, mijëra pa energji elektrike, si edhe duke mbyllur shkollat ​​dhe duke anuluar trenat.