Ndjehet tërmet në Maqedoni

Pak para mesnate, një tërmet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit ka goditur rajonin e zonës kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tërmeti ka qenë me thellësi prej 2km. Në pjesën Perëndimore të vendit më tepër është ndjerë nga banorët e Dibrës.

Reklame

Ende nuk bëhet e ditur për dëme materiale. Informacione më të gjërësishme do të ketë brenda ditës së nesërme.

Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në rrethin e Mavorvës dhe Rostushes si dhe në disa vendbanime për rreth Gostivarit.