Shkëndija pas episodit të dobët që pati si duket ka marrë të gjitha masat që këtë sezon ta këtë ndër më të suksesshmit në historinë e klubit.
Fillimisht ndodhën ndryshimet në kryesinë e klubit për tu pasuar me ardhjen e trajnerit legjentar të ekipit Kuq e ZI, Qatip Osmani.
Për ta kompletuar ekipin fitues në menaxhimin e klubit është rikthyer edhe ish-zëdhënësi i klubit, Faton Zylbehari i cili u luargua para ca kohësh për arsye personale siç kishte potencuar.
Faton Zylbehari mer përsipër tërë Marrëdhëniet me Median dhe Publikun për ekipin tetovar, barë e rëndë kjo por që Fatoni edhe në të kaluarën e ka kryer me sukses.
Kujtojmë se nesër Shkëndija përballjen me Shkupin në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe tifozët tetovar kanë premtuar spektakël edhe në tribuna. /Tetova1/








