Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në Beograd e arrestuan O.Zh. (1984) sipas urdhërarrestit nga Maqedonia e Veriut për vuajtjen e dënimit me burg për vrasje të kryer në Maqedoninë e Veriut, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Procedura kundër O.Zh., me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, e në pajtim me Ligjin për ndihmë juridike ndërkombëtare në materien penale, është transferuar në organet gjyqësore serbe.
O.Zh. u arrestua me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa do të dërgohet para Gjykatës së lartë në Beograd sipas urdhërarrestit të shpallur nga Maqedonia e Veriut për vuajtjen e dënimit me burg për vepër të kryer penale – vrasje.








