Shqiptari nuk e harron zakonin, të marrë me vete ushqime “bio” nga vendlindja edhe kur fluturon shumë larg Shqipërisë.
Ky është rasti i dy udhëtarëve nga Shqipëria të ndaluar në aeroportin e Filadelfias me një sasi të konsiderueshme ushqimesh që po tentonin t’i fusnin në SHBA. Mesa duket pasi kanë kaluar festat e fundvitit në Shqipëri, ata kanë vendosur të marrin me vete edhe disa ushqime.
Ata janë ndaluar pasi qeni i autoriteteve kufitare në aeroport ka arritur të nuhasë aromën e një qingji të therrur që shqiptarët e kishin futur në çantë, së bashku me 2.2 kilogram presh të freskët, një qese me gështenja, plëndës dhe katër pako me salçiçe prodhim vendas, raporton newsbomb.al.
Kalimi i këtyre ushqimeve në doganë është i ndaluar, me përjashtim të gështenjave, por edhe në këtë rast ato u konfiskuan pasi disa rezultuan të krimbura. /Newsbomb.al





