Kryetari i Komunës së Prishtinës në Kosove, Shpend Ahmeti është kë rcënuar me thikë.
Dyshohet se autori është trajner futbolli në Prishtinë, Afrim Tovërlani. Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:50 në shtëpinë e Shpend Ahmetit.
Tovërlani është arr estuar, ndërsa mësohet se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka kërcënuar kryebashkiakun. Këto informacione bëhen me dije për Klan Kosova.
Sakaq, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia e Kosovës trajnerit Tovërlani i është gjetur edhe thika me të cilën kë rcënoi kryebashkiakun që u konfiskua nga efektivët.





